Zëdhënësi i BE-së ja çfarë paralajmëron për takimin e Brukselit që zhvillohet këtë javë

Lajme

Zëdhënësi i BE-së ja çfarë paralajmëron për takimin e Brukselit që zhvillohet këtë javë

Nga: F. B. Më: 14 shtator 2020 Në ora: 16:06
BE

Zëdhënësi i BE, Peter Stano ka paralajmëruar se në këtë javë  në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet mes negociatorëve kryesor të Prishtinës edhe Beogradit për temat e ngritura nga takimi i fundit i nivelit më të lartë, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

“Do të vazhdojnë bisedimet për temat e ngritura nga takimi i fundit i nivelit të lartë politik, bëhet fjalë për bashkësitë jo shumicë dhe zgjidhjen e çështjeve  financiare dhe pasurisë që do ndihmojnë drejtë marrëveshjes juridike obliguese”, tha Stano.

I pyetur rreth marrëveshjes së arritur në Uashington, Stano ka vlerësuar se Serbia edhe Kosova në Shtëpinë e Bardhë kanë nënshkruar “ shprehjet e përkushtimit të vetë individual me ShBA”, ndërsa detajet e obligimeve të nënshkruara  duhet të “përmbushen në harmoni me aspiratat evropiane”, të dy palëve.

 “Dokumenti i nënshkruar në Uashington bazohet në marrëveshjet e mëhershme nga dialogu dhe mund të jenë kontribut në arritjen e marrëveshjes juridike obliguese për normalizimin e raporteve”, tha Stano.

Më herët ishte paralajmëruar se delegacionet e Beogradit edhe Prishtinës do të takohen me 17 shtator në raundin e ri të ekspertëve në bisedimet në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat