Ballkani nuk futet në agjendën plenare të Parlamentit Evropian për këtë javë

Lajme

Ballkani nuk futet në agjendën plenare të Parlamentit Evropian për këtë javë

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 11:58

Zhvillimet në Ballkan nuk janë futur në agjendën plenare të Parlamentit Evropian për këtë javë, ka bërë të ditur të martën, raportuesja për Kosovën e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon.

Von Cramon, përmes një statusi në Tëitter, megjithatë ka bërë të ditur se është duke i përcjellur zhvillimet për së afërmi.

“Këtë javë, Ballkani Perëndimor nuk është në agjendën plenare në Parlamentin Evropian, por unë vazhdoj t’i përcjell zhvillimet. Dje dhashë intervista për N1 dhe RTCG, duke i komentuar lajmet nga Serbia, Kosova dhe rezultatet e zgjedhjeve historike në Mal të Zi”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat