Ambasadori italian, Orlando: Prioritet t’i jepet liberalizimit të vizave për Kosovën

Lajme

Ambasadori italian, Orlando: Prioritet t’i jepet liberalizimit të vizave për Kosovën

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

 

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është takuar sot me koordinatorin për dialog me Serbinë, Skender Hyseni, ndërsa tha se Italia mbështet dialogun me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Orlando në një postim një Twitter shkruan se me Hysenin po ashtu kanë rënë dakord që t’i jepet prioritet liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Sot kam pasur një takim shumë miqësor me Skender Hysenin. Ne rishikuam progresin dhe sfidat për të lehtësuar dialogun me BE-në. Unë riafirmova mbështetjen e Italisë për dialogun që çon në një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ne gjithashtu u pajtuam që të t’i jepet përparësi liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha Orlando.

Ndryshe, Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë që nuk gëzon lëvizjen e lirë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat