Erdogan tregon se çfarë do Turqia në Ballkan

Lajme

Erdogan tregon se çfarë do Turqia në Ballkan

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 23:11
Rexhep Taip Erdogan

Teksa në Bruksel shprehin shqetësim për ndikimin turk në rajonin e Ballkanit, presidenti Rexhep Taip Erdogan duket i vendosur për të vijuar me të njëjtën strategji. Për t’i kthyer shpinën Ballkanit ai vendos disa kushte për Perëndimin.

“Thonë çfarë do Turqia në Ballkan? Po ju përgjigjem me pyetje. Nëse ne tërhiqemi, Franca do të heqë dorë nga politika e saj kolonizuese? Bashkimi Europian do të ndryshojë dyfytyrësinë dhe nuk do të zbatojnë më standarde të dyfishta me Turqinë? Do të mbajnë premtimet që na kanë dhënë? Do të heqin dorë ata që kanë llogari të hapura dhe të largohen nga rajoni? Nëse del dikush dhe thotë një përgjigje PO për këto pyetje, do të ndryshojmë strategji në politikën tonë të jashtme”.

Erdogan u ndal edhe te kërkimet për naftë dhe gaz në Mesdhe duke shprehur vendosmëri për vijimin e aksionit. Anija Oruç Reis u kthye në Antalia për shkaqe teknike, por kërkimet do t’i vijojë anija Javuz Sulltan deri në 12 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat