Çeku: Ka shumë paqartësi në raportimin e Hotit

Lajme

Çeku: Ka shumë paqartësi në raportimin e Hotit

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 14:37
Hajrulla Çeku

Deputeti i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se ka shumë paqartësi dhe improvizime në raportimin e djeshëm të kryeministrit Avdullah Hoti në Kuvend, në lidhje me marrëveshjen e arritur në Washington.

​”Ka mungesë të transparencë, shumë improvizime. Aty vetëm raportim nuk kishte”.

“Këta nisen në negociata pa e ditur paraprakisht se çka është agjenda dhe çka i pret aty. Këta thjesht pranojnë çfarëdo që i servohet në tavolinë, dukë përbërë rrezik për kushtetutën e rendin tonë republikan”.

“Nga fillimi kemi kërkuar legjitimitet të ekipit që ka shkuar atje, se ata s’kanë legjitimitet për të diskutuar çështje kaq të rëndësishme”.

“Janë disa grupe parlamentare që po marrin pjesë në harmonizimin e rezolutës”.

“Tashmë shefat e grupeve parlamentare po merren me hartimin e tekstit dhe unë besoj që kjo rezolutë do të kalojë sepse aty do të sigurojmë që sovraniteti nuk do të cenohet”.

Çeku foli edhe në lidhje me mocionin e nisur nga Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë, duke thënë se tani mbetet në ndërgjegjen e të tjerëve se pse nuk po i japin nënshkrimet, dhe se VV e ka bërë pjesën e saj.

“Mocionin ne e kemi nis. Është një proces dinamik. Ne e kemi bërë pjesën që na takon, ato nënshkrime janë në dispozicion, tani është në ndërgjegjen e të tjerëve, të cilët nuk kalon asnjë ditë që nuk kritikojnë se kjo qeveri është keq”.

“E keni dëgjuar retorikën e tyre dje në Kuvend, sidomos nga PDK-ja në lidhje me atë se çfarë ka bërë Hoti. Ishte më e ashpër se sa ajo e lëvizjes Vetëvendosje, dhe tani duhet të kërkoni përgjigje nga ata se pse nuk po e japin nënshkrimin për rrëzimin e Qeverisë. VV e ka bërë pjesë e vet”, deklaroi Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat