Spanja mund të njohë Kosovën me një kusht

Lajme

Spanja mund të njohë Kosovën me një kusht

Nga: D.G. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 16:01
Flamuri i Spanjës

Spanja do të ishte e gatshme të njohë Kosovën nëse në arrin një marrëveshje me Serbinë.

Këtë e bëri të ditur portali i Brukselit EU Observer, duke iu referuar burimeve anonime në ministrinë spanjolle të punëve të jashtme.

Në ministri përkujtojnë se Spanja nuk e ka njohur Kosovën sepse konsideroi se "shpallja e njëanshme" e pavarësisë në 2008 ishte "në kundërshtim me sundimin e ligjit, por ajo besonte në pashmangshmërinë e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë".

EU Observer gjithashtu thekson se ministritë e punëve të jashtme të Qipros, Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë nuk iu përgjigjën pyetjes së pozicionit të tyre aktual, por që, nëse Spanja ndryshon mendim, vendet e tjera të BE -së do të ndjekin shembullin e saj, në rast se arrihet një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovë.

Duhet të përkujtojmë se zyrtarët spanjollë kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se kundërshtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës, sepse një vendim i tillë mund të nënkuptojë një skenar të ngjashëm me Katalonjën spanjolle, ku aspirata për shkëputje po rritet me vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat