Procesi i Berlinit dha efekte pozitive në vendet e Ballkanit Perëndimor

Lajme

Procesi i Berlinit dha efekte pozitive në vendet e Ballkanit Perëndimor

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 13:52
Autorja e Raportit Meri Drosopulos, ka thënë se procesi i Berlinit ka pasur efekte pozitive në rajon.

Procesi i Berlinit ka pasur efekte pozitivë në vendet e Ballkanit Perëndimor, gjë që ka bërë që edhe Bashkimi Evropian të kthejë vëmendjen kah kjo pjesë, raporton Ekonimia Online.

Kështu u bë e ditur nga publikimi i raportit nga Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (CSP), mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014.

Autorja e Raportit Meri Drosopulos, ka thënë se procesi i Berlinit ka pasur efekte pozitive në rajon.

Ajo ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë përballur me vështirësi të mëdha në përmbushjen e ambicieve të tyre.

“Ka një konsensus mes atyre që janë intervistuar dhe ka dëshmi që procesi i Berlinit ka pasur efekt pozitive në rajon, dhe ka kthyer vëmendjen e BE ka Ballkani Perëndimor. Gjetjet tregojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë marr hapa të vegjël. Ka të dhënë të mjaftueshme që ka edhe sfida të mëdha që janë përballur vendet e Ballkanit Perëndimor në përmbushjen e zotimeve të tyre. Në disa raste ka ambicie politike por nuk ka përkushtim sa duhet politik apo të vendeve të rajonit”

“Ka mungesë të të dhënave dhe të vlerësimeve e statistikave se çfarë ka bërë secili shtet në kuadër të procesit të Berlinit, por vendet e rajonit kanë bërë progres, ka thënë ajo.

Drejtor i Forumit Ballkanik, Astrit Istrefi ka thënë se hulumtimi është një aktivitet që e kanë ndërmarr si platformë e shoqërisë civile. Ai tha se kur është prezantuar në samitin e Londrës kanë marr tre zotime.

“Hulumtimi është një aktivitet qe e kemi ndërmarr si platformë e shoqërisë civile. Platforma është themeluar në vitin 2018. Në samitin e Londrës kur e kemi prezantuar kemi marr zotim që kemi me u mundu me vendos një mekanizëm se çfarë ndodh në procesin e Berlinit , që ta rrisim llogaridhënien e organizatave joqeveritare prej qeverive, dhe që të punojmë mes shteteve dhe të krijojmë ura bashkëpunimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat