Gjuriq i reagon profesorit Biber: Nëse Serbia do njihte Kosovën do bëheshim më të mirët

Lajme

Gjuriq i reagon profesorit Biber: Nëse Serbia do njihte Kosovën do bëheshim më të mirët

Nga: F.B Më: 21 shtator 2020 Në ora: 09:29
Marko Gjuriq

Nënkryetari i Këshillit qendror të SNS Marko Gjuriq, ka reaguar ndaj profesorit të Gracit në Austri Florian Biber për sulmet e përditshme që i bën ai ndaj Serbisë, duke i thënë se hulumton të gjejë çdo gjë të keqe në shoqërinë serbe duke e fajësuar si fajtore për krizën në BE dhe moratoriumin për anëtare të rinj, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Nuk është euro-integrimi pasojë e mungesës shoqërore në Serbi që sipas tij jemi shoqëria më e keqe në botë, por problemi është te vetë BE dhe këtë e dinë edhe fillestarët edhe zogjtë në degë, vetëm Biber jo”, tha Gjuriq.

Sipas tij, nuk janë problem reformat që bën Serbia, por Kosova dhe përcaktim për të mbrojtur interesat kombëtare e shtetërore.

"Tjetër këngë do këndonte Biber dhe tjerët që janë kundër serbëve dhe ndizen në ‘taste’ nëse Serbia do njihte pavarësinë e Kosovës – menjëherë do bëheshim më të mirët, më modernë, më përparimtarët, ndërsa Biber do kishte material edhe për një libër për ‘bauk-un’ e nacionalizmit serb dhe suksesin e de kombëtarizimit të Serbisë”, tha Gjuriq.

Ai tha se nuk i duhen popullit serb rrahje krahësh nga Biber, sepse "ajo që është e drejtë e ligjore do ta mbrojmë në bazë të identitetit tonë dhe respektimit duke mos u ndalur nga kritikat e tij dhe gënjeshtrat e shpikjet që bënë".

Profesori i Qendrës së Studimeve të Evropës Jug—lindore në Univesitetin e Garcit Florian Biber ka theksuar se "ndalimi i euro-integrimit rezultat i stagnimit të reformave në Serbi” dhe kritikoi pushtetin se nuk punon sa duhet, përfshirë mungesën e qeverisë.

Sipas tij, KE do duhej të reagonte në mungesën e sundimit të ligjit në Serbi.

Duke folur për bisedimet mes Prishtinës edhe Beogradit ai tha se “duket jo reale që Franca edhe Gjermania presin zgjidhje deri në fund të vitit", duke vlerësuar se bisedimet do zgjasin të paktën deri në vitin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat