Olenik: Marrëveshja e Uashingtonit është hap në drejtimin e duhur

Lajme

Olenik: Marrëveshja e Uashingtonit është hap në drejtimin e duhur

Nga: F.B Më: 21 shtator 2020 Në ora: 10:30
Aleksandar Olenik

Avokati Aleksandar Olenik ka deklaruar se vendi i Serbisë është në perëndim, në BE dhe NATO dhe ardhja e delegacionit amerikan në Beograd si dhe marrëveshja e Uashingtonit është “hap në drejtim të duhur” ka thënë në Twitter, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

Këtë deklaratë e bëri në rrjetin social Twitter, pas njoftimit se në regjion këtë javë do qëndrojë një delegacion i lartë amerikan.

Ky delegacion përfshinë politikan edhe drejtues të Korporatës Financiare Ndërkombëtare DFC me drejtorin Adam Boler dhe drejtorit të Bankës EXIM që do mbështes projektet infrastrukturore nga marrëveshja e Uashingtonit.

"Po ashtu edhe marrëveshja e Uashingtonit është në drejtim e duhur”, ka shkruar Olenik dikur pjesë e Lëvizjes së qytetarëve të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat