Gjuriq: Marrëveshja e Washingtonit po zbatohet me shpejtësinë e rrufesë

Lajme

Gjuriq: Marrëveshja e Washingtonit po zbatohet me shpejtësinë e rrufesë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 11:37
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka komentuar vizitën e delegacionit të Qeverisë amerikane, të kryesuar nga drejtori ekzekutiv i Korporatës amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler, pjesë e të cilit është edhe Richard Grenell – emisar për bisedime i presidentit amerikan, Donald Trump.

Gjuriq thotë se vizita e këtij delegacioni në Beograd është një tregues se marrëveshja ekonomike nga Washingtoni po zbatohet me shpejtësinë e rrufesë.

Ai deklaroi se dera po hapet për një kapitull të ri në marrëdhëniet amerikano-serbe, kryesisht në ekonomi, raporton Tanjug.

Ndalesa e parë e delegacionit amerikan do të jetë Prishtina ku pasditen e sotme (në orën 18:30) do të pritet nga kryeministri Avdullah Hoti.

Nga zyra e kryeministrit kanë konfirmuar për Klankosova.tv se gjatë këtij takimi do të nënshkruhet edhe një marrëveshje.

Pas Kosovës, delegacioni do të vazhdojë vizitat në Serbi, Greqi dhe Izrael.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik më 4 shtator në Washington.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat