Staroviç: Nëse ShBA heq vizat për qytetarët e Kosovës – kjo është shuplakë BE-së

Lajme

Staroviç: Nëse ShBA heq vizat për qytetarët e Kosovës – kjo është shuplakë BE-së

Nga: F.B Më: 21 shtator 2020 Në ora: 11:39
Nemanja Staroviç

Nëse ShBA heq vizat për qytetarët e Kosovës kjo do të ishte shuplakë e madhe BE-së që tash e 10 vite nuk përmbush premtimin për vendosjen e Prishtinës në zonën e Shengenit të bardhë ka thënë për Kosovo-online, Nemanja Staroviç nga Qendra për Stabilitet Shoqëror, transmeton “Bota Sot”.

Këtë ai e tha në kohën e vizitës së sotme të Grenellit në Prishtinë dhe paralajmërimit të medieve se ai do sjell si dhuratë heqjen e vizave amerikane për qytetarët e Kosovës.

Ndonëse nuk ka pasur njoftime zyrtare për këtë, duhet shqyrtuar mundësinë e motivimit të një hapi të këtillë jo konvencional nga fuqia botërore dhe implikimet që mund të dalin shprehet ai.

"Të përkujtojmë se Thaçi qysh në vitin 2010 ka premtuar s brenda 15 muajve do të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës sepse vendi ka përmbushur listën e gjatë prej 95 kritereve për liberalizim” tha Staroviç.

Sipas tij duhet pasur parasysh se ShBA kërkojnë viza për qytetarët e disa vendeve të BE-së si Kroacisë, Rumanisë dhe Bullgarisë përfshirë edhe Kosovën në programin "Visa Waiver" që do shkelnin kriteret formale për çka vendet e BE-së mbahen në regjimin e vizave.

"Një nga kushtet kryesore për heqjen e vizave është ulja e shkallës së refuzimit nën tre për qind, viteve të shkuara kjo shkallë për Kosovën ka qenë 37 për qind, ndërsa për Kroaci vetëm 4 për qind”, tha ai.

Aspekt tjetër është se regjimi i vizave vendoset për një vend edhe territor e jo për dokumentin e udhëtimit.

"Kjo do thotë se parimi i heqjes së vizave amerikane për qytetarët e Kosovës përfshin ata që kanë pasaporta të Republikës së Kosovës, por edhe ata me pasaporta serbe banor të Kosovës që ShBA e njeh si dokument udhëtimi. Kjo do sillte situatë paradoksale që qytetarët serb bie fjala nga Mitrovica me pasaportë serbe nuk janë përfshirë në liberalizimin e vizave të BE-së por mund të udhëtojnë lirshëm në Amerikë", tha Staroviç.

Kjo nuk duhet shikuar sipas tij si antagonizëm kundër Serbisë ,pasi bëhet fjalë për episod të ri mes partnerëve trans-atlantik me “implikime të thjeshta praktike”.

"Në të vërtetë pak shqiptarë të Kosovës kanë nevojë për qëndrim dhe udhëtim në ShBA për dallim nga hapësira e Shengenit. Përfshirja eventuale e Prishtinës në programin e suspendimit të vizave, do mund nënkuptonte hyrje që edhe qytetarët e Serbisë bazuar në marrëveshjen e Uashingtonit të mund të udhëtojnë pa viza në ShBA dhe nuk ka arsye që ky hap mos të jetë simetrik në procedurat e transportit ajror për dy palët ", tha Staroviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat