​Emrat e kandidatëve për Avokat të Popullit dërgohen për votim në seancë

Lajme

​Emrat e kandidatëve për Avokat të Popullit dërgohen për votim në seancë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:15
​Emrat e kandidatëve për Avokat të Popullit dërgohen për votim në seancë

Edona Hajrullahu, Naim Qelaj dhe Xhavit Shala janë tre emrat që anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme, i kanë dërguar për votim në seancën plenare.

Raporti i panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit mori 5 vota për, kurse 3 anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje abstenuan.

Kryetarja e Komisionit, Duda Balje tha se pas debatit që është shteruar për këtë temë në këtë mbledhje po e votojnë raportin për ta dërguar në seancë plenare.

Balje: Me pesë vota për dhe tri abstenime miratohet ky rekomandim

“Ne kemi pasur debat me këtë dem pastaj mendoj se keni dëgjuar edhe në medie se kandidati i katërt ka tërhequr vetën garës. Unë propozoj dhe e hedh në votim…Me pesë vota për dhe tri abstenime miratohet rekomandimi për seancën plenare”, tha Balje.

Anëtarja e komisionit për të Drejtat e Njeriut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani paraqiti kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje që në këtë komision të raportojë zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.

Ujkani: Kërkojmë që në komision të vij dhe të raportoj Driton Selmanaj

“Veç e ceke se kemi bërë një kërkesë në emër të Vetëvendosjes që me e ftua në raportim zëvendëskryeministrin, Driton Selmanaj dua të di se si qëndrojnë procedurat që ai të jetë në mesin tonë të raportoj lidhur me çështjen e të pagjeturve, lidhet me shkuarjen e delegacionit Kosovar në Uashinton me palën serbe. Duam ta dimë se pse nuk është cekur çështja e të pagjeturëve dhe grave të dhunuara në Uashington”, tha ajo.

Ndërsa, Teuta Haxhiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kërkoi që me iniciativë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut të procedohet Ligjit Kundër Dhunës së Gruas.

Haxhiu:Ligjin kundër Dhunës së Gruas ta procedojmë si komision

“E kemi materialin komplet e kemi një draft të Ligjit Kundër Dhunës së Gruas, kemi materialin është mirë që të procedojmë si komision .Ne kemi edhe shumë detyra tjera e kemi materialin mund ta shfrytëzojmë“, deklaroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat