Rukiqi: Brenda pak ditësh do ta kemi Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Lajme

Rukiqi: Brenda pak ditësh do ta kemi Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Nga: A.Morina Më: 21 shtator 2020 Në ora: 13:06
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka paralajmëruar se brenda pak ditësh mund ta kemi ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Rukiqi deklaroi që sot, kanë filluar bisedimet me pozitën dhe opozitën për harmonizim të qëndrimeve për rimëkëmbjen ekonomike.

“Sot filluam komunikimin me pozitën dhe opozitën për harmonizim të qëndrimeve për rimëkëmbjen ekonomike”, tha Rukiqi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sot filluam komunikimin me pozitën dhe opozitën për harmonizim të qëndrimeve për rimëkëmbjen ekonomike. Jemi në rrugë të mbarë që brenda pak ditësh ta kemi ligjin për rimëkëmbjen ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat