Vuçiq në OKB: Serbia për zgjidhje kompromisi të çështjes së Kosovës

Lajme

Vuçiq në OKB: Serbia për zgjidhje kompromisi të çështjes së Kosovës

Nga: F. B. Më: 21 shtator 2020 Në ora: 21:21
Aleksandër Vuçiq

Aleksandar Vuçiq i është drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me rastin e 75 vjetorit të organizatës së OKB-së,  ku theksoi se Serbia me mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit mbron të drejtën ndërkombëtare dhe parimet themelore në të cilat është krijuar OKB, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Duke theksuar se ka nderin që i drejtohet  kësaj asambleje në 75 vjetorin e saj, Vuçiq tha se kjo është mundësi për të vërtetuar përkushtimin për multi-kulturalizmin kur kemi nënshkruar dokumentin themelues. Ai shtoi se është krenar që Jugosllavia pasardhës i së cilës është Serbia ishte ndër pesë nënshkruesit e parë dhe një ndër nismëtarët e krijimit të kësaj organizate që vepron tash e shtatë dekada.

Vuçiq shtoi se nuk befason fakti se populli serb dhe përfaqësuesit e saj diplomatik ishin aktivi në të gjitha përpjekjet për krijimin e OKB-së, duke pasur parasysh synimin për paqe mes popujve.

Ai tha se ky përvjetor shënohet në kohën kur e gjithë bota po përballet me pandemi që ka goditur tërë globin ku po testohet gatishmëria për veprim të përbashkët dhe kjo vërteton nevojën për OKB sikur atëherë kur është krijuar.

Statuti i OKB-së sipas tij duhet të paraqes Kushtetutën e bashkësisë ndërkombëtare moderne dhe bashkësi të parimeve që rregullojnë raportet ndërkombëtare.

"Fatkeqësisht në shekullin 20 ne në Serbi kemi shijuar masa unilaterale dhe aksione që kanë sjell në pikëpyetje efikasitetin e multi-kulturalizmin dhe mekanizmin e bashkëpunimit ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare. Institucionet e përkohshme në Prishtinë me shpalljen e njëanshme të pavarësisë kanë shkel rezolutën 1244 duke minuar sigurinë e Serbisë dhe regjionit” tha Vuçiq.

Ai porositi se Serbia është e orientuar për gjetjen e kompromisit në çështjen e Kosovës dhe të udhëheq politikë përgjegjëse në ruajtjen e interesave të qytetarëve të saj dhe stabilitetit e paqes në regjion.

"Me mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial duke respektuar rezolutën 1244 , Serbia mbron të drejtën ndërkombëtare, statutin e OKN dhe përfundimisht autoriteti e Këshillit të Sigurimit” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat