Reagimet nga Beogradi: Amerika po i dëbon Kinën e Rusinë nga Ballkani

Lajme

Reagimet nga Beogradi: Amerika po i dëbon Kinën e Rusinë nga Ballkani

Nga: D.G. Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:35
Grenell ka arritur mbrëmë në Beograd

Gazetari Gjorgje Vlajiq tha për N1-në se ardhja e delegacionit amerikan në Serbi, i udhëhequr nga drejtori ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare për Financim për Zhvillim (DFC) Adam Beller dhe përfaqësuesi special për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës Richard Grenell, tregon se Amerika dëshiron të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan, dhe që përveç ndimimit politik që ka ushtruar edhe më parë, tani do të fillojë të jetë më e pranishme ekonomikisht.

Kjo hap derën për investime të reja amerikane, por në të njëjtën kohë zvogëlon ndikimin ekonomik të Rusisë dhe Kinës, thotë Vlajiq.

Ai vlerësoin për "Novi dan" se nuk përjashtohet që Shtetet e Bashkuara të fillojnë të bëjnë pyetje në lidhje me ndërhyrjet e mëdha ekonomike të Kinës dhe Rusisë në Serbi, të tilla si Gazsjellësi, Hekurudha, madje edhe ato në minierat si Bori, transmeton Bota Sot.

"Kjo është një shenjë që administrata e Donald Trumpit nuk po pushon dhe se ajo është bërë më e shkathët dhe aktive në vendin tonë," tha Vlajiq.

Lidhur me shkrimet e shtypit të sotëm se delegacioni amerikan po sjell miliarda investime, Vlajiq thotë se ai "do të prisja pak për miliarda".

"Një letër qëllimi do të nënshkruhet për të përmbushur një pjesë të marrëveshjes në Uashington, atë ekonomike. Shpresoj se miliarda do të arrijnë, por nuk jam i sigurt që amerikanët i shpenzojnë miliarda kaq lehtë", tha Vlajiq, duke theksuar se vizita e Grenellit dhe Belerit është shenjë që administrata e Trumpit nuk i lë asgjë rastësisë dhe se ata vazhdojnë të punojnë për marrëveshjen nga Uashingtoni.

Rreth shkrimit të Gazetës Express të Prishtinës, se "kaubojët qëndrojnë shkurt e flasin qartë...", Vlajiq thotë se Shtetet e Bashkuara padyshim që kanë ndërmarrë hapa për të qenë më të pranishëm këtu dhe se, në kundërshtim me ngadalësinë e BE-së, e cila u përpoq të luante taktikisht, ka treguar efikasitet, qartësi dhe shkurtësi të politikës.

"Nuk ka shumë suptilitet në politikën e SHBA-së, ata flasin qartë se çfarë duan, kështu që kush pajtohet - pajtohet, kush nuk pajtohet - nuk pajtohet," tha Vlajiq, por ai theksoi se nuk është i sigurt që SHBA-ja do ta injorojë plotësisht BE-në.

"Besoj se Brukseli gjithashtu do të bëhet më i vendosur dhe më i shpejtë," theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat