Lehtësimi i masave anti-Covid, mblidhet Komiteti për vlerësim të situatës

Lajme

Lehtësimi i masave anti-Covid, mblidhet Komiteti për vlerësim të situatës

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 16:04
Foto Ilustrim

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me koronavirus do të mblidhet sot për të diskutuar rreth gjendjes me COVID-19 në vend.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Shëndetësisë.

“Sot mbahet takimi i rregullt i Komitetit për kordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me Corona Virus / Covid 19, në të cilin do të diskutohet për situatën epidemiologjike rreth Covid-19”, thuhet në njoftim.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se në këtë takim, do të jepen propozimet për masat anti-covid si dhe do të jepen propozime të reja në bazë të vlerësimit të situatës së deritanishme

 “Nesër në orën16:30 e kam thirrur Komitetin për vlerësim të situatës me koronavirus. Do të japim propozimet për masat, vlerësimin dhe propozimet e reja”, ka deklaruar Zemaj.

Në Komitetin për vlerësimin e situatës me koronavirus përfaqësohen disa institucione qeveritare të ndërlidhura me aktivitetet e Planit të gatishmërisë dhe reagimit ndaj Koronavirusit Covid -19

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat