Të dhënat për cilësinë e ajrit së shpejti bëhen publike

Lajme

Të dhënat për cilësinë e ajrit së shpejti bëhen publike

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit sot u nënshkrua një Marrëveshje Mirëkuptimi mes kësaj ministrie dhe Fondacioni i Milleniumit të Kosovës (FMK).

Në këtë marrëveshje që u nënshkrua nga ministri i MEA-së, Blerim Kuçi dhe drejtori ekzekutiv i FMK-së, Petrit Selimi, parashihet që të përkrahet aktiviteti “Dig Data”, që ka të bëjë me mbledhjen e të dhënave për kualitet të ajrit.

Të dhënat e mbledhura për kualitetin e ajrit do të jenë transparente për publikun dhe për shfrytëzim analitik.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të nxisë bashkëpunimin në zbatimin e projektit që ka për bazë Qeverisjen Transparente dhe Llogaridhënëse.

Sipas ministrit Blerim Kuçi, transparenca është një element që do të ketë rëndësi të veçantë gjatë qeverisjes së tij në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje morri pjesë edhe Sarah Olmstead, drejtoreshë e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (KSM/MCC) për Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat