Lajçak paralajmëroi raundin e ri të bisedimeve për 28 shtator – Asociacioni nuk do të jetë në tavolinën e bisedimeve

Lajme

Lajçak paralajmëroi raundin e ri të bisedimeve për 28 shtator – Asociacioni nuk do të jetë në tavolinën e bisedimeve

Nga: F.B Më: 25 shtator 2020 Në ora: 08:15
Miroslav Lajçak  

I dërguari special i BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe Ballkanin, Miroslav Lajçak  ka paralajmëruar për të hënën me 28 shtator raundin e ri të bisedimeve në nivelin e ekspertëve, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ky paralajmërim vjen pas shkrimeve të ndryshme në media se mund të dështoj raundi i ardhshëm për shkka mos të përgatitjes përkatësisht synimeve jo të harmonizuara mes palëve.

Por Lajçak në rrjetin social Tviter pas konsultimeve të zhvilluara ka publikuar njoftimin se raundi i ri i bisedimeve mes palëve do të zhvillohet me 28 shtator në nivelin e ekspertëve.

Ai konfirmoi se të hënën do të trajtohen edhe shqyrtohet tema lidhur me hulumtimet e ndërsjella financiare, por nuk do ketë bisedime rreth asociacionit të komunave.

Pala serbe ka insistuar që të s rikthejë në tavolinë çështjen e asociacionit, ndërkohë që pala shqiptare ka theksuar se kjo është temë e trajtuar dhe pjesë e marrëveshjes së mëhershme.

“Asociacioni i komunave serbe nuk do të jetë në agjendën  përcaktuar për raundin e ri të bisedimeve, sepse njëra palë nuk është e përgatitur për të biseduar për këtë temë, Kjo çështje duhet të zgjidhet si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ashtu siç ishte arritur pajtimi në takimin e liderëve” ka shkruar Lajçak në Tviter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat