E pranon Gjuriq: Ja çka po bisedohet në Bruksel

Lajme

E pranon Gjuriq: Ja çka po bisedohet në Bruksel

Nga: F.B Më: 25 shtator 2020 Në ora: 09:19
Gjuriq

Marko Gjuriq, udhëheqës i grupit neogociator serb ka konfirmuar se me 28 shtator në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet në nivelin teknik, ndërkohë që ai e quajti kruciale për bisedimet dëshmia e Prishtinës për të realizuar marrëveshjen për asociacionin, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

“Delegacioni i Serbisë udhëton të hënën me 28 shtator në bisedimet teknik në Bruksel, ku do trajtohet tema e pasurisë serbe në Kosovë”, tha Gjuriq.

Këtë njoftim Gjuriq e ka bërë përmes publikimit në rrjetin social Tiviter.

Ai e ka quajtur kruciale dhe të domosdoshme për rëndësinë e ardhmërisë së dialogut që Prishtina të tregoj gatishmëri të punoj në realizimin e asociacionit të komunave.

“Ne do të insistojmë në secilin takim, në secilin nivel, duke përfshirë edhe këtë të hënën”, për këtë çështje tha ai.

Ndërkohë i dërguari special ka konfirmuar vazhdimin e bisedimeve për të hënën, bazuar  në pajtimin që në këtë takim të bisedohet për kërkesat e ndërsjella financiare edhe pasurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat