Stano: BE nuk është përgjegjëse për agjendën dhe datat e dialogut

Lajme

Stano: BE nuk është përgjegjëse për agjendën dhe datat e dialogut

Nga: F.B Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:58
BE

Pas paralajmërimit se në javën tjetër në Bruksel do të mbahen vetëm raundi i bisedimeve teknik mes Beogradit edhe Prishtinës dhe në agjendë do të mungojë çështja e Asociacionit të komunave serbe, zëdhënësi i BE-së Peter Stano theksoi se “Datat dhe agjendën” e kanë në duar palët që bisedojnë, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.

Stano ka thënë për Tanjug se BE si ndërmjetësues vetë mundëson dialogun dhe nuk imponon zgjidhje apo komenton procesin.

“Agjenda e secilit takim di dhe data e takimit janë lëndë të marrëveshjes mes dy palëve. BE me përkushtim punon në shërbime s amë të mira duke ju mundësuar të dy palëve arritje të marrëveshjes dhe të përparojnë në dialog, ashtu që eventualisht të arrihet marrëveshja finale gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve”, tha Stano.

Tanjug ka njoftuar sot se në Bruksel ka probleme në organizimin e raundit të ri të bisedimeve të larta politike mes Beogradit edhe Prishtinës si ishin paralajmëruar në fillim të shtatorit dhe refuzimit të palës së Kosovës për të biseduar për formimin e Asociacionit.

I dërguari special i BE-së për dialogun lajçak dje ka njoftuar se me 28 shtator në Bruksel do të mbahen biseda në nivel të ekspertëve pa pikën për asociacionin “për shkak të mospërgatitjes së njërës palë për këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat