Tabanoc, zbulohen tetë emigrantë në kamion

Lajme

Tabanoc, zbulohen tetë emigrantë në kamion

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 12:29
foto nga vendi ngjarjes

Në doganën në vendkalimin kufitar në Tabanoc, policët në pjesën e pasme të kamionit kanë gjetur tetë emigratë, prej të cilëve pesë janë nga Bangladeshi, dy nga Pakistani dhe një nga Turqia.

Nga MPB njoftuan se dje rreth orës 10:30 me denoncim të M.G (53) nga Bosnja e Hercegovinës se në kamionin e tij ka vërejtur dëmtim të kamionit deri sa ka qenë i parkuar në afërsi të Tabanocit, ndërsa më pas policia ka kontrolluar automjetin.

“Në pjesën e pasme janë gjetur tetë emigrantë të cilët kanë hyrë në kamion derisa ka qenë i parkuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Për ngjarjen në fjalë është njoftuar prokurori publik, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën tranzitore në Tabanoc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat