Eurodeputetja Von Cramon pyet për “Liqenin Trump”, nëse është shaka e 1 prillit

Lajme

Eurodeputetja Von Cramon pyet për “Liqenin Trump”, nëse është shaka e 1 prillit

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 14:16
Von Cramon

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që Liqeni i Ujmanit, të quhet “Liqeni Trump”, por deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon  e quan si të pakuptimtë këtë ide.

Sipas saj, ideja e tillë ngre dyshime se Kosova po përdoret për fushatën e Donald Trump, për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

“Shaka e 1 prillit? Si mund të japë dikush diçka në shenjë mirënjohje për atë marrëveshje? Thjesht duke qenë pjesë e fushatës #Trumps”, ka shkruar Von Cramon. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat