Drecun: Arrestimet e Gucatit e Haradinajt të pritshme, ja pse

Lajme

Drecun: Arrestimet e Gucatit e Haradinajt të pritshme, ja pse

Nga: F. B. Më: 26 shtator 2020 Në ora: 11:57
Drecun

Ish-kreu i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka vlerësuar sot se i dërguari special i BE-së për dialogun Lajçak po udhëheq keq procesin, sepse po lëshon pe ndaj prishtinës dhe edhe më tutje nuk i përmbahet marrëveshjeve, shkruan “ Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Drecun kështu reagoi në kumtesën e lëshuar nga Lajçak se shtyhet takimi i ekspertëve të delegacioneve të Prishtinës edhe Beogradit  në raundin e përcaktuar të mbahet me 28 shtator – për shkak të virusit Corona.

"Lajçak mund të thirret në virusin Corona, por nuk mund të fsheh faktin se Prishtina minon vazhdimin e dialogut dhe nuk do të arrihet asnjë marrëveshje, por vetëm tenton të fitoj njohjen nga Beogradi dhe asgjë më shumë”, tha Drecun për TV Pink.

Ai shtoi se BE në vend që të insistoj për të treguar se te Beogradi ka bisedues valid që është i gatshëm të bisedoj dhe realizoj, ajo (BE) lejon Prishtinën të sillet në këtë mënyrë.

"Për këtë shkak Beogradi nuk mund të ju besoj shqiptarëve se do të realizojnë atë për çka do të pajtohemi në të ardhmen", tha Drecun.

Lidhur me arrestimet e veteranëve të OVL-së, Gucati e Haradinaj, Drecun tha se arrestimet ishin të pritshme sepse ata nxorën dokumente sekrete nga Prokuroria Speciale.

Drecun tha se këto dokumente janë shfrytëzuar për frikësimin e dëshmitarëve, sepse identiteti i tyre është zbuluar dhe veteranët e OVL-së e dinë kush është dëshmitar i mbrojtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat