Zbulohet takimi i fshehtë i Vuçiqit me mitropolitin Amfillohije, merret vesh edhe çka janë dakorduar

Lajme

Zbulohet takimi i fshehtë i Vuçiqit me mitropolitin Amfillohije, merret vesh edhe çka janë dakorduar

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:27
Aleksanar Vuçiq dhe Joaniki

Sipas raportimit të agjensisë Sputnik në Beograd para dy ditësh kanë pasur takim sekret kryetari i Serbisë Aleksanar Vuçiq, mitropoliti i Malit të Zi Amfilohi dhe peshkopi Joaniki.

Nuk është ende e qartë pse ky takim është bërë në mënyrë të fshehtë por është e qartë që Vuçiq e Amfilohi dëshirojnë ti rilaksojnë raportet mes tyre pasi u kuptua që Millo Gjukanoviq do të largohet nga pushteti.

Të Ju rikujtojmë qe mitropoliti i Malit të Zi ishte angazhuar aktivisht në fushatën parazgjedhore duke i stimuluar e kushtëzuar qytetarët që të votojnë kundër Gjukanoviqit e pro forcave proserbe e proruse, gjë që i ka konvenuar edhe Vuçiqit i cili e përkrah opcionin e njëjtë politik për Mal të Zi si edhe mitropoliti malazias.

Mosmarrëveshjet e fërkimet mes Vuçiqit e Amfilohut kishin filluar rreth Kosovës dhe mitropoliti madje e kishte quajtur Vuçiqin tradhtar i cili:”Me sjelljet e e veprimet e veta tregon që do ta tradhton Kosovën”.

Është e qartë që Amfilohu nuk mendon më ashtu meqë takimi ka kaluar në një atmosferë të ngrohtë.

Posaçërisht është theksuar me këtë rast nevoja që Serbia e Mali i Zi duhet të kultivojnë raporte gjithëpërfshirëse dhe, si shtete më të afërta fwinje, fuqimisht duhet ta mbështesin njëri tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat