Vuçiq: Trefishohet pro-amerikanizmi te serbët

Lajme

Vuçiq: Trefishohet pro-amerikanizmi te serbët

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 20:47
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u krenua sot me një fakt.

Sipas tij, në 11 muajt e fundit është trefishuar popullariteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës midis serbëve.

Vuçiq tha se nga 8.5 përqind, tani 26 përqind e serbëve e duan Amerikën.

Këto komente ai i bëri gjatë shënimit të 76 vjetorit të operacionit Hallijard, ku banorët e Pranjës, ndihmuan në shpëtimin e më shumë se 500 ushtarëve amerikanë të ngujuar në Serbi, pas rrëzimit të aeroplanëve të tyre nga forcat fashiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat