Zafir Berisha ia “kthen” paswordin ambasadorit Nait Hasani

Lajme

Zafir Berisha ia “kthen” paswordin ambasadorit Nait Hasani

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 16:44
Zafir Berisha dhe Nait Hasani

Zafir Berisha, zv/ministër i Punëve të Brendshme ka qenë personi më i përfolur në media.

Kjo pasi nga ministri i MPB-së, Agim Veliu u emërua koordinator i Kosovës për siguri kibernetike.

Pak orë pas emërimit, Berishës hakerat ia thyen faqen e Facebookut, si shenjë kundërshtimi për emërimin e tij në këtë pozitë, duke e vlerësuar si person jo adekuat.

Duke u ndërlidhur me këtë rast, Berisha sot ka publikuar një foto me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, me ç’rast ka iroznizuar duke thënë se iu kthy paswordi ambasadorit Hasani.

“U zbulua… ju kthy paswordi ambasadorit haha!”, ka shkruar Berisha sipër fotos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat