Avdullah Hoti është përqafuar me Vuçiqin, reagojnë ashpër nga Vetëvendosja

Lajme

Avdullah Hoti është përqafuar me Vuçiqin, reagojnë ashpër nga Vetëvendosja

Nga: D.RR Më: 27 shtator 2020 Në ora: 18:23
Avdullah Hoti dhe Vuçiq

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Hoti, pasi u zbulua se ky i fundit është përqafuar me Vuçiqin.

Ai e cilëson të turpshëm këtë veprim të Hotit, teksa thotë se Hoti duke ia shtrirë qafen Serbisë, nuk do të ndalet me koncensione dhe përfaqime të tjera me atë shtet.

Për ta zgjidhur këtë situatë, ai ka kërkuar zgjedhje.

Postimi i tij i plotë:

Njëherë i fliste në gjuhën serbe, tash e morrëm vesh që edhe qenka përqafuar me Vuçiçin. Kjo është e turpshme!
Z. Hoti, në këtë mënyrë me marrëveshjen e dëmshme, duke ia shtrirë qafen Serbisë, nuk do të ndalet me koncensione dhe përfaqime të tjera me Serbinë!
Prandaj na duhen zgjedhjet sepse Kosova nuk është as e këtij kryeministri ilegal dhe as e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat