Zafir Berisha tregon se nga vjen interneti në Kosovë

Lajme

Zafir Berisha tregon se nga vjen interneti në Kosovë

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 21:54
Zafir Berisha

Zafir Berisha, i cili së fundi u emërua koordinator nacional i Kosovës për siguri kibernetike ka folur sërish për emërimin e tij në këtë pozitë, çka ngjalli reagime të shumta.

Ai ka thënë edhe kur ka ndodh emërimi i zv.ministrave, të gjithë janë marrë veç me të, ndërsa ka treguar se nga vjen interneti.

Berisha foli rreth sigurisë kibernetike në Kosovë derisa sqaroi se nga vjen interneti.

“Nuk e kemi shumë të sigurt internetin, por vijat e furnizimit të ardhjes së internetit në Kosovë nuk janë shumë të sigurt, do nga Serbia (vijnë)”, ka deklaruar Berisha në emisionin, n’Kosovë Show.

Ai thotë se e gjithë fushata që u bë ndaj tij nuk është gjë e mirë, ndërsa ka shtuar se Kosova në fushën e sigurisë në raport me të tjerët në Ballkan është më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat