Pas Vuçiqit, edhe gazetarja serbe e Kosovës parashikon trazira

Lajme

Pas Vuçiqit, edhe gazetarja serbe e Kosovës parashikon trazira

Nga: D.G. Më: 28 shtator 2020 Në ora: 09:18
Milica Andriq Rakiq

Milica Andriq Rakiq, gazetare e portalit Kossev dhe korrespodente e Deutsche Welles nga Kosova, ka thënë se, pas arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa nga Gjykata speciale, gjë që paraqet "fillim serioz të punës së Gjykatës speciale", në Kosovë "mund të priten trazira dhe incidente të sigurisë".
- Kjo mund të shaktojë trazira sociale e të sigurisë në Kosovë. Pres se shoqata e "veteranëve të ashtuquajtur të UÇK-së" do të organizojë protesta, por është e mundur edhe incidente të sigurisë. Tërë kjo mund të gjejë shprehje në dialog, e sidomos në iniciativën e mini-Shengenit", ka thënë ajo në një intervistë të së shtunës nëpërmjet Instagramit për gazetën beohradase "Danas". 

"Danas" ka kohë që e ka një rubrikë me titull "Ana tjetër e Kosovës", në të cilën çdo javë boton shkrime me tema të ndryshme nga Kosova.

Andriq Rakiq thotë se në rast se do të konfirmohet akuza kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ai padyshim se do të shkojë "në pensionim politik". Ajo përkujton se afati për konfirmin e aktakuzës, të ngritur në prill kundër Thaçit e Kadri Veselit, skadon në tetor.

Të përkujtojmë se javën e kaluar, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret që shqiptarët në Kosovë të organizojnë protesta dhe, sipas tij, ky do të jetë një "17 mars i ri", gjoja se për t'i përzënë edhe serbët e mbetur në Kosovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat