Demokracia në Ballkan – më së miri renditen Sllovenia, Kroacia dhe Kosova

Lajme

Demokracia në Ballkan – më së miri renditen Sllovenia, Kroacia dhe Kosova

Nga: F.B Më: 28 shtator 2020 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Instituti V-Dem i Universitetit të Geteborgut ka bërë një hulumtim lidhur me vendet që në dhjetë vitet e fundit shkojnë ka thellimi i autokracisë dhe ka vendos Serbinë në vendin 139 nga 179 vende, kjo për analistin Boban Stojanoviç ishte e pritshme, pasi në Serbi situata nga viti në vit po përkeqësohet, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.

Sipas këtij instituti ndër dhjetë vendet që në dhjetë vitet e fundit vazhdojnë thellimin e autokracisë janë Serbia, Hungaria, Turqia, Polonia, Brazili, India Mali, Tajlanda, Nikaragua dhe Zambia.

Qeveritë autokratike në fillim kanë kufizuar lirinë e medieve, dhe pas vënies së tyre në kontrollë kanë vazhduar me shoqërinë civile duke marr guxim që të shkelin edhe kualitetin e zgjedhjeve thuhet në hulumtim.

“Censura është problem shumëvjeçar në Serbi, ndërsa treguesit tjerë lidhur me media, shoqëri civile edhe liri të qytetarëve janë përkeqësuar para të shkelet edhe integriteti zgjedhor dhe ky shtet përsëri ka rrëshqitur në autokraci” thuhet në analizën për Serbi.

Sa iu përket vendeve tjera në Ballkan që janë vendosur në grupin e “demokracive zgjedhore” , ato ende janë larg demokracisë liberale.

Nga vendet e Ballkanit perëndimor sipas këtij hulumtimi më së miri është renditur Sllovenia e 34-ta nga 179 vende, në kategorinë e “demokracive zgjedhore” janë renditur edhe Kroacia e 55, Kosova renditet e 64-ta , ndërsa pasojnë Maqedonia e 71-ta dhe Bosnja e Hercegovina e 81-ta.

Në grupin e vendeve me autokraci zgjedhore gjendet Shqipëria e cila renditet në pozitën 87 dhe Mali i Zi në vendin 99.

Ky raport –hulumtim i Institutit j V-Dem për Stojanoviç është edhe një dëshmi që flet se Serbia ka kohë nuk është “ndonjë demokraci minimale”.

“Pas Freedom Haus dhe disa raporteve të organizatave tjera ndërkombëtare, për mua është e pritshme që na kanë vendos në autokraci zgjedhore. Freedom Haus e quan shtet hibrid dhe një lloj të autokracisë garuese tha Stojanoviç për Nova.rs.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat