Haradinaj-Stublla kontakton edhe me një kryediplomat, shteti i të cilit s’e ka njohur ende Kosovën

Lajme

Haradinaj-Stublla kontakton edhe me një kryediplomat, shteti i të cilit s’e ka njohur ende Kosovën

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 13:27
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla po vazhdon komunikimet me kryediplomatët e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën.

Këtë herë ajo mbajti një videokonferencë më ministrin e Jashtëm të Omanit, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood AlBusaidi, shkruan Indeksonline.

“Me z. AlBusaidi diskutuam për nevojën e thellimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Omanit, vend me të cilin gëzojmë mbështetje konstruktive për proceset ndërkombëtare të Kosovës”.

“U dakorduam me z. AlBusaidi se dialogu dypalësh është i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve midis shteteve, në përfaqësimin e interesave të popujve tanë, duke shënuar se Marrëveshja e normalizimit ekonomik është një hap përpara për garantimin e paqes dhe stabilitetit për rajonin tonë e shtetet përkatëse”, u shpreh ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat