Ish-kandidati i AAK-së për deputet zgjedhet Avokat i Popullit

Lajme

Ish-kandidati i AAK-së për deputet zgjedhet Avokat i Popullit

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 14:46
Naim Qelaj

Naim Qelaj i cili sot u votua për Avokat të Popullit, ishte kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014.

Qelaj në listën zgjedhore të AAK-së ishte kandidati i 92-të.

Ai mori vetëm 1,358 vota, të cilat nuk ishin të mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Por pavarësisht kësaj, me ardhjen e Ramush Haradinajt në pushtet, Qelaj mori pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Drejtësisë.

Po ashtu, ai kishte dhe pozitën e Koordinatorit Nacional për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.

Naim Qelaj ndryshe njihet edhe si avokati i cili për vite të tëra kishte përfaqësuar Shyhrete Berishën nga Suhareka, familja e së cilës u vra gjatë luftës nga forcat paramilitare serbe dhe kishte paditur familjen e burrit për ta realizuar të drejtën e saj në trashëgiminë e burrit të saj.

Qelaj u zgjodh Avokat i Popullit me 69 vota për, pesë kundër dhe tri abstenime.

Avokati i Popullit është njëri ndër institucionet garant të demokracisë, shtetit ligjor dhe i të drejtave të njeriut. Rekomandimet nga ky institucion synojnë të sjellin përmirësime në standardet dhe në cilësinë e shërbimeve të autoriteteve publike ndaj qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat