Daçiqi i informuar: Thaçi do të arrestohet 99 për qind

Lajme

Daçiqi i informuar: Thaçi do të arrestohet 99 për qind

Nga: D.G. Më: 29 shtator 2020 Në ora: 08:38
Ivica Daçiq

Në Hagë po paralajmërohet arrestimi i Hashim Thaçit, ka deklaruar mbrëmë ministri i punëve të jashtme i Serbisë, Daçiq dhe, sipas tij, 99 për qind kjo edhe do të ndodhë.

Daçiq si mysafir në televizioni serb Happy ka thënë se Thaçi e ka ditur se çfarë po i përgatitet, ndërsa gjykata nuk do të bëjë të ditur se a është pranuar akuza kundër Thaçit apo jo, transmeton B92.

"Se a do të dënohet (Thaçi) apo jo, nuk e di. Por se do të arrestohet gjasat janë 99 për qind", ka thënë Daçiq.

Ai porosit serbët se nuk duhet të gëzohen për këtë, por duhet të kërkojë prova.

"Ne duhet të mësojmë nga hebrenjtë ... të njohim çdo sakrificë, histori, të mbajmë mend, të jemi thjesht dhimbja jonë kombëtare që duhet të kalojmë nga brezi në brez," tha Daçiq.

Ai thotë se "duhet të falim, por ka disa të cilëve nuk mund t'u falet" dhe ne "nuk duhet të kërkojmë falje vazhdimisht për diçka" sepse, siç tha ai, "nuk na vranë edhe më shumë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat