Jeremiç: Serbia është Bjellorusia e Ballkanit

Lajme

Jeremiç: Serbia është Bjellorusia e Ballkanit

Nga: F.B Më: 29 shtator 2020 Në ora: 09:18
Vuk Jeremiç

Kreu i Partisë Popullore Vuk Jeremiç ka deklaruar se Serbia ësht “ shtet njëpartiak në të cilin nuk ka rregullim demokratik” dhe ka rrahuar situatën në Serbi me atë në Bjellorusi, shkruan “Beta” transmeton “Bota sot”.

"Serbia në sy të botës demokratike është Bjellorusia e Ballkanit. Ne për fat të keq jemi shtet njëpartiak dhe kjo nuk është teprim. SNS për nga numri i anëtarëve besoni ose jo është partia ma madhe në Evropë", tha Jeremiç në diskutimin "Kontributi i sektorit privat në zhvillimin e qëndrueshëm në BE dhe shtetet anëtare kandidate për anëtarësim në BE të Evropës Jug-lindore".

Në kumtesën e partisë së tij, Jeremić tha se organizatat e pranuara ndërkombëtare që përcjellin demokracinë në të gjithë botën, Serbinë e kanë renditur në vendin e “demokracive pjesërisht të lira” , si “regjim hibrid”, siç vlerësohet nga Freedom Haus dhe kjo ndodhë për herë të parë që nga koha e largimit nga pushteti të Slobodan Millosheviçit.

Partia e Vuçiqit sipas tij ka 730.000 anëtarë , që do të thotë çdo i dhjeti banor i Serbisë me të drejtë vote, ndërsa pas SNS e dyta në Evropë është CDU e Merkel me 400 mijë anëtarë.

Në Serbi pushteti kontrollon çdo gjë si edhe sektorin privat dhe vlerëson se me pushtet të këtillë nuk ka “mundësi që deri në 2030 të arrij qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së ", gjë që do ishte përmbushje e mirëqenies për të gjithë.

"Shpresë mund të paraqesin investimet nga BE, ShBA dhe Kina ashtu që Serbia të mund krijoj afarizëm në harmoni me realizimin e qëllimit të zhvillimit të qëndrueshëm. Ndikimi i jashtëm diplomatik po ashtu mund të ndihmoj në përmirësimin e rregullave të afarizmit” tha ai.

Diskutimi u bë në video-konferencë të organizuar nga Qendra amerikane "Kozmetski", në bashkëpunim me Universitetin Teksak në Ostin.

Krahas Jeremiç në diskutim morën pjesë edhe profesorë nga Universiteti në Boston edhe Athinë, ambasadorja malazeze në OKB Milica Pejanoviç Gjjurishiç, ambasadori kroat në ShBA Pjer Shimunov dhe prefekti i Tiranës Erion Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat