Qumështarët këmbë kryq presin Hotin para Qeverisë

Lajme

Qumështarët këmbë kryq presin Hotin para Qeverisë

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 13:40
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Përfaqësuesit e fermerëve të qumështit derdhën qumështin tek rrethi i “Dragodanit” meqenëse atyre nuk iu lejua protesta tek Qeveria e Kosovës.

Megjithatë, pas derdhjes së qumështit në rrugë protestuesit në këmbë ia mësynë Qeverisë së Kosovës. Tashmë ata janë ulur këmbë kryq para qeverisë, të cilët po presin të takohen me kryeministrin Avdullah Hoti.

Protesta e sotme vie shkak i injorimit të kërkesave siç thuhet për largimin e produkteve me vaj palme.

Ndërsa, mëngjesin e sotëm kryeministri Avdullah Hoti ka takuar përpunuesit e qumështit, ku pas takimit i pari i Qeverisë tha se u dakorduan që Qeveria të merr përsipër të subvencionojë prodhimin vendor të qumështit prej 25 përqind të çmimit që është në stok.

Image

***

Përfaqësuesit e fermerëve të qumështit meqë nuk u lejuan të shkojnë tek Qeveria e Kosovës, kanë derdhur qumështin në rrugë tek rreth i “Dragodanit”.

Edhe pse nuk u lejuan, ata në këmbë ia kanë mësyrë Qeverisë së Kosovës, ani pse policia ka kërkuar nga protestuesit që të shpërndahen.

Kjo po bëhet si shenjë pakënaqësie meqë përfaqësuesit e fermerëve të qumështit nuk u lejuan që të parakalojnë nga rruga “Garibaldi” rreth Katedrales, tek Mensa e Studentëve e në fund për tu ndalur tek Qeveria e Kosovës.

E Protesta e sotme vie shkak i injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.

Policia e Kosovës ka thënë se kjo proteste nuk është lejuar të mbahet dhe ka lutur protestuesit që të shpërndahen.

Mirëpo organizatori i kësaj proteste Ramadan Mema ka thënë se protestuesit nuk janë thirrur por kanë dalur vetë dhe se nuk ka të drejte askush t’i pengojë.

Image

***

Përfaqësuesit e fermerëve të qumështit kanë bllokuar rrugën te rrethi “Dragodan” në Prishtinë.

Kjo po bëhet si shenjë pakënaqësie meqë përfaqësuesit e fermerëve të qumështit nuk u lejuan që të parakalojnë nga rruga “Garibaldi” rreth Katedrales, tek Mensa e Studentëve e në fund për tu ndalur tek Qeveria e Kosovës.

Protestuesit kane derdhur qumështin e tyre në rreth ne Dragodan, kjo pasu qe nuk janë lejuar që te kalojnë për tek Qeveria.

Protesta e sotme vie për shkak pakënaqësive dhe injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.

Policia e Kosovës ka thënë se kjo proteste nuk është lejuar të mbahet dhe ka lutur protestuesit që të shpërndahen.

Mirëpo organizatori i kësaj proteste Ramadan Mema ka thënë se protestuesit nuk janë thirrur por kanë dalur vetë dhe se nuk ka të drejte askush t’i pengojë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat