Bashkësia Islame lejon të mbahen varrimet me ceremoni dhe të pamet

Lajme

Bashkësia Islame lejon të mbahen varrimet me ceremoni dhe të pamet

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:19
Foto Ilustrim

Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që të lejojë të mbahen ceremonitë fetare.

Në njoftimin e bërë nga BIK thuhet se ky vendim është marrë pas vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, ku ka lehtësuar masat antiCovid.

“Në mbledhjen e fundit Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, pos tjerash shqyrtoi edhe rrethanat lehtësuese lidhur me pandeminë COVID-19 të miratuara nga qeveria e Republikës së Kosovës.

Pas analizës së masave të reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës vendosi që të pezulloj vendimet dhe rekomandimet e shkresës numër 427/20, datë 14.03.2020, kështu që tash e tutje Këshillave të Bashkësisë Islame në tërë territorin e Republikës së Kosovës u lejohet t’i mbajnë ceremonitë fetare: mësim-besimin, varrimet, ngushëllimet – të pamet, qelimet dhe ceremonitë e tjera përcjellëse”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim, BIK thekson se “të gjitha këto aktivitete dhe ceremoni fetare i nënshtrohen masave dhe rekomandimeve të IKSHP-së si dhe protokolleve të OBSH-së lidhur me pandeminë COVID 19”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat