Gjykata Speciale për “Bota sot” tregon kur mund të bëhet publike aktakuza e konfirmuar për Thaçin e Veselin

Lajme

Gjykata Speciale për “Bota sot” tregon kur mund të bëhet publike aktakuza e konfirmuar për Thaçin e Veselin

Nga: D.RR Më: 29 shtator 2020 Në ora: 16:48
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, në një përgjigje për “Bota sot” kanë thënë se publikimi i aktakuzës për Thaçin e Veselin (nëse ato konfirmohen), do të bëhet kur të vendos gjykata.

Në pyetjen se a mund të arrestohen Thaçi e Veseli në të njëjtën mënyrë si Nasim Haradinaj e Hysni Gucati, ata kanë thënë se kjo është konfidenciale, por që Gjykata ka mekanizmat e saj që do të sjellin para gjykate të dyshuarit, përmes provave.

“Ne nuk mund të komentojmë pasi procedurat e lidhura me deklaratën e Prokurorit të Speciales të 24 Qershorit mbeten konfidenciale. Ligji dhe Rregullorja e Procedurës dhe Provave sigurojnë një numër mekanizmash që një i dyshuar ose i akuzuar të sillet në paraburgim të gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat