“Me pasë nxanë këtë Millovan Drecunin në të 98’tën në Llapushnik, be po të bëj që s’di çka i kisha ba”

Lajme

“Me pasë nxanë këtë Millovan Drecunin në të 98’tën në Llapushnik, be po të bëj që s’di çka i kisha ba”

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 21:58
Milovan Drecun

Duke komentuar deklaratat e Milovan Drecun, i cili thotë se UÇK po quhet ‘Ndërmarrje kriminale në Hagë’, profesori Ardian Kastrati thotë se është shumë e rëndë, e sidomos për ata që kanë humbur familjarë në luftë.

“Me pas nxanë unë qët Milovan Drecunin, masi i kisha pa familjarët e mi të vramë, be po të bëj, s’di çka kisha ba..”, thotë ai.

Kastrati thotë se është tash e tmerrshme të dëgjosh njerëz në Kosovë, duke thënë se “mirë po ua bëjnë ushtarëve të UCK-së që po i cojnë në Hagë’.

“Qeky Drecuni qe me pasë taku unë në 98’tën në Llapushnik, të kallxova çka i kisha ba. Qeky po thotë UÇK ‘Ndërmarrje e përbashkët kriminale’ e tash kemi aso në Kosovë që thonë se mirë po ua bëjnë ushtarëve të UÇK-së që po i çojnë në Hagë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat