Mediet serbe: Shqiptarët përgatisin provokim...

Lajme

Mediet serbe: Shqiptarët përgatisin provokim...

Nga: F. B. Më: 1 tetor 2020 Në ora: 13:08
Mitrovica

Shqiptarët mund të kërkojnë në të ardhmen formimin e Asociacionit të komunave shqiptare, që do të ishte e njëjtë si paralel i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, ka shkruar “Veçernje Novosti”, transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

Sipas Novosti kjo ide po përpunohet në momentin kur Beogradi po insiston që në tavolinën e bisedimeve në Bruksel të gjendet formimi i asociacionit të komunave serbe që injorohet nga Prishtina.

Deputeti popullor nga SNS në Bujanovc, Nenad Mitroviç ka thënë për gazetën se në liderët e partive shqiptare “që sipas mendimit shkojnë në Tiranë” po bëhet presion duke marr parasysh se në Bruksel, duke marr parasysh se në Bruksel u vazhdua dialogu për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

"Javën që shkoi tre deputetët e Parlamentit të Serbisë nga lista e bashkuara shqiptare përsëri kanë qëndruar në Tiranë. Çdo gjë tregon se kjo është një formë e presionit dhe shpesh spekulohet për kërkesën për formimin e Asociacionit të komunave shqiptare në jug të Serbisë. Kjo ende nuk plasohet si kërkesë zyrtare, por nga shumë burime u konfirmua se po punohet edhe arrihet marrëveshje për këtë në relacionin Prishtinë -Tiranë”, tha Mitroviç.

Përfaqësuesit shqiptar të tri komunave para dy viteve kanë miratuar deklaratën me të cilën nga Beogradi, Prishtina edhe Brukseli kanë kërkuar të jenë pjesëmarrës në bisedime edhe në marrëveshjen finale dhe aty të vendoset zgjidhja e statusit të pakicës shqiptare nga komunat Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

“Novosti” përkujton se pushteti në Prishtina ka formuar zyrën për ofrimin  ndihmës qytetarëve të Luginës së Preshevës përkatësisht komunave Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

Formimi i zyrës ndër përfaqësuesit politik të serbëve në këto komuna ka nxitur revoltë sepse konsiderojnë se një trup i tillë është presion shtesë ndaj shqiptarëve që mos të lejohen serbët të bëhen pjesë e pushtetit dhe jo që të ju ndihmohet shqiptarëve që jetojnë në këto hapësira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat