Loja me dy porta e Hashimit squll Isa Mustafën

Lajme

Loja me dy porta e Hashimit squll Isa Mustafën

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:48
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Hashim Thaçi ka nxjerrë një nga të fortët e tij për t’i bërë presion LDK-së dhe Isa Mustafës, pasi ky i fundit deklaroi se i “heq vijat e kuqe” me PDK-në.

Hashimi, i cili ka mbajtur pozitën reale të drejtimit të PDK-së edhe pse ligjërisht nuk e ka teserën e partisë, po luan me dy porta për të rritur faktorizimin e tij, pasi ka mbetur i braktisur si pasojë e marrjes i pandehur nga Gjykata Speciale.

Një herë nxjerr një të butë si Memli Krasniqin që t’i shkelë syrin Vetëvendosjes se është gati të firmosë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Abdullah Hotit dhe më pas nxjerr një të fortë si Sami Lushtaku që të kompensojë Ramushin e të frikësojë Isa Mustafën.

Këtë herë, me gojën e njeriut të tij të besuar, Sami Lushtaku, Thaçi e Veseli kanë kërkuar ose postin e Presidentit ose atë të Kryeministrit, nëse LDK do të kërkojë bashkëpunim politik.

“Për t’u bërë pjesë e pushtetit ne duhet ta marrim ose kryeministrin ose presidentin, pasi PDK-ja nuk dëshiron të bëhet pjesë e qeverisë vetëm sa për t’ia bërë numrat të tjerëve”, tha Lushtaku.

Duket se Thaçi, u lëshoi sinjal dy krahëve, duke përdorur natyrisht një objektiv për tu reabilituar politikisht. Njërin Albin Kurtit, duke i premtuar rrëzimin e qeverisë “Hoti” por një pazar për qeverinë e re pas zgjedhjeve të parakohshme, dhe një për Isa Mustafën që nëse do të rrish në qeveri jemi gati por duam një nga postet e mëdha.

Me Albinin nuk i eci. Lideri i Vetëvendosjes, duket e ka refuzuar menjëherë një pakt me Thaçin, edhe pse mund të mos ketë sukses imediat në mocionin për rrëzimin e Hotit.

Kurti doli në televizion dhe sulmoi ashpër Hashim Thacin si fajtor ndaj njollosjes së luftëtarëve të UÇK-së dhe i kërkoi që të shkojë vetëm në Hagë e të mbrojë luftën.

Sinjal që tregoi qartë se ai nuk e pranoi pazarin, kurse Mustafa, menjëherë pas kësaj doli e tha se LDK ka hequr “vijat e kuqe” ndaj PDK-së, edhe pse Hashimi ja ka futur dy herë dhe po bëhet gati t’ja fusë për të tretën.

Kjo pasi Isa rrëzoi Albin Kurtin pikërisht se ky i fundit nuk pranoi pazarin që ta bëjë Mustafën President apriori. Kreu i LDK-së, shpresoi se me rrëzimin e Albinit, e duke i dhënë precedencë Thaçit në dialog do të siguronte postin e Presidentit kur të largohej Hashimi(në u largoftë).

Por “gjarpri” i PDK-së i ka prishur edhe ëndrrën e pleqërisë, “akademikut” të Llapashticës, duke e lënë të zgjedhë ose të marrë. Në politikë, po pranove shantazhin, herët apo vonë, do të kondicionohesh prej tij.

Kompromisi është tjetër gjë, është marrëveshje, ndërsa kur ndodh që një krah Ramushi kërkon Presidencën ose ikën nga qeveria, nga ana tjetër Thaçi nxjerr Sami Lushtakun duke kërkuar Presidentin apo Kryeministrin për PDK-në, atëherë pesha e LDK-së si partia e parë dhe më më përvojë në politikën e Kosovës bie përtokë.

Është kthyer si një kazino, ku secili nga gjobvënësit rrisin pazarin sipas volumit të frikës që Isa përcjell përpara kamerave…/Pamfleti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat