Flet dëshmitari: Si ndodhi vrasja e Janjevës në Serbi

Lajme

Flet dëshmitari: Si ndodhi vrasja e Janjevës në Serbi

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 23:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat në Serbi raportojnë se pronari i kompanisë turisktike “Selo Tours”, me seli në Prishtinë, Selajdin Janjeva, është vrarë sonte në vendbanimin Jalija të Novi Pazarit.

Po ashtu, sipas raportimeve të mediave në Serbi një person tjetër është plagosur.

"Bota sot" ka mësuar ekskluzivisht se është ekzekutuar Selajdin Janjeva, e bashkë me të ka mbetur i plagosur edhe një familjar i tij.

“Sandzaklive.rs” shkruan se vrasja ndodhi para një lokali.

“Nuk dihet ende se çfarë çoi deri te vrasja. Sipas fjalëve të disa dëshmitarëve, fillimisht pati një zënke e më pas u dëgjuan disa të shtëna”, ka shkruar “Sandzaklive.rs”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat