BeH: Dënohet partia serbe për nxitje të urrejtjes kundër boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve

Lajme

BeH: Dënohet partia serbe për nxitje të urrejtjes kundër boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve

Nga: D.G. Më: 8 tetor 2020 Në ora: 09:38
Pamje nga videoja (Screenshot)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë-Herzegovinës (SIP) ia ka ndaluar të mërkurën një partie politike serbe për të kandiduar në zgjedhjet lokale të vendit që inkurajuan shovinizmin dhe përhapin urrejtje kundër kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve.

Në një seancë të jashtëzakonshme të KQZ-së të mbajtur në Sarajevë, në rend dite doli problemi i shkaktuar pasi që më 20 shtator në rrjetet shoqërore është shpërndarë një video e partisë "Sërpska e bashkuar" (US), e udhëhequr nga Nenad Stevandiqi, partneri më i ngushtë i koalicionit i Millorad Dodikut dhe Aleancës së tij të social-femokratëve të pavarur.

Stevandiq tash është anëtar i Dhomës së përfaqësuesve të Parlamentit të BeH-së, ku është zgjedhur në listën e SNSD-së së Dodikut më 2018, megjithëse ishte gjithashtu drejtuesi i një partie tjetër, e cila është e ndaluar nga Ligji zgjedhor i BeH-së, por nuk pësoi asnjë pasojë.

Tash, përpara fushatës për zgjedhjet lokale në BeH, partia e Stevandiqit ka bërë një video në të cilën tre të rinj ulur në një kafene dhe duke aktruar një shqiptar, kroat dhe boshnjak i tregojnë njëri-tjetrit se si u përleshën me serbët gjatë luftrave. Pas kësaj, një burrë hyn në kafene, duke rrahur grushtin në tryezë dhe duke bërtitur: "Dëgjoni djema, keni gabuar pak. RS-ja tani është bashkuar" dhe tre të rinjtë më pas ikin pa kokë. Pastaj Stevandiq shfaqet dhe thotë: "RS-ja është e bashkuar dhe do të jetë gjithmonë e bashkuar, ky është obligimi ynë."

Pas ankesave të shumta në lidhje me përmbajtjen e asaj videoje, KQZ vlerësoi se ishte shkelje e dispozitave të Ligjit zgjedhor që ndalon reklamat politike të cilat "mund të çojnë ose nxisin dikë në dhunë ose përhapjen e urrejtjes". Është e ndaluar shprehimisht të postosh ose të përdorësh imazhe, simbole, audio dhe video, mesazhe SMS, komunikime në internet ose materiale të tjera më përmbajtje të tilla.

Me kërkesë të KQZ-së, partia e Stevandiqit u përgjigj duke pretenduar se videoja nuk ishte pjesë e fushatës "por një ftesë për politikanët për t'u bashkuar", bëjnë të ditur mediat e rajonit.

Meqë partia e Stevandiqit ishte sanksionuar më parë për shkelje të tjera të ligjit zgjedhor, anëtarët e KQZ-së lëshuan një vendim me të cilin u anulua aplikimin e US-së për pjesëmarrje në zgjedhje, iu urdhërua ta heqë videon e diskutueshme nga rrjetet sociale dhe Stevandiqi u gjobit me 10.000 marka të konvertueshme.

Stevandiq menjëherë paralajmëroi ankesë në Gjykatën e BeH-së, për çka ka të drejtë, duke deklaruar se ishte një komplot i partive politike nga Federata e BeH-së.

"E gjitha është një lojë inteligjence e Frontit Demokratik (DF), Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (OSA), Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) dhe presidentit të KQZ-së (Zheljko Bakalar) i cili merret me politikë në vend të procesit zgjedhor," tha Stevandiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat