Ky është 40 vjeçari nga Kamenica që vdiq pasi u godit nga lisi në mal

Lajme

Ky është 40 vjeçari nga Kamenica që vdiq pasi u godit nga lisi në mal

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 20:13
Bekim Kërqeli

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në komunën e Kamenicës.

Një person derisa ishte duke prerë dru, aksidentalisht i ka rënë një lis dhe nga plagët e rënda ka vdekur.

Viktima është Bekim Kërqeli, 39 vjeç.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Në orët e pasdites, një person rreth 40 vjeçar, derisa ishte duke prere dru në malet e Kamenicës, është përplasur lisi mbi të, duke e goditur dhe i njëjti s’ka mundur t’u mbijetojë plagëve”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Policia është duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat