Eksperti i sigurisë tregon pse Putin e shtyri vizitën në Serbi: Ky është qëllimi...

Lajme

Eksperti i sigurisë tregon pse Putin e shtyri vizitën në Serbi: Ky është qëllimi...

Nga: P.R Më: 15 tetor 2020 Në ora: 14:09
Vladimir Putin

Më 20 tetor ishte planifikuar që president i Rusisë, Vladimir Putin ta vizitojë Serbinë.

Por sipas raportimeve të fundit, mësohet se vizita e Putinit është shtyrë për një datë tjetër.

E lidhur me këtë, përmes një postimi në facebook, eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi, shkruan se ky mund të jetë vetëm një skenari i radhës i Serbisë me Rusinë.

“Në fakt ky mund të jetë blof i radhës Beograd-Rusi me qëllim që të krijojë idenë se serbet po braktisin interesat ruse në Ballkan dhe po afrohen më shumë më SHBA-në. Kjo është duke u bërë me qëllim të krijimit të konditave që serbët të përfitojnë sa më shumë në bisedimet me Kosovën ku amerikanët janë bërë palë ndërmjetësuese vendimtare”, shkruan Kajtazi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Sipas njoftimeve zyrtare, presidenti rus Vladimir Putin ka “shtyrë” vizitën e planifikuar në Beograd e cila ka qenë në orarin e vizitave të tij për datën 20 tetor.

Shumë komente të njohësve të rrethanave politike Beograd-Rusi dhe rrethanave në Ballkan, këtë “shtyrje” po e vlerësojnë si anulim me qëllim të presionit rus në drejtim të Beogradit zyrtar për shkak të normalizimit të raporteve më SHBA-në.

Në fakt ky mund të jetë blof i radhës Beograd-Rusi me qëllim që të krijojë idenë se serbet po braktisin interesat ruse në Ballkan dhe po afrohen më shumë më SHBA-në.

Kjo është duke u bërë me qëllim të krijimit të konditave që serbët të përfitojnë sa më shumë në bisedimet me Kosovën ku amerikanët janë bërë palë ndërmjetësuese vendimtare.

Këtë ide e përforcon heshtja e Kishës Ortodokse Serbe e cila e kaloj pa ndonjë koment takimin në Shtëpinë e Bardhë të Vuçiqit me Hotin.

Duke ditur se katalizatori i shovinizmit ndaj popujve jo serb të Ballkanit është Kisha Ortodokse Serbe, ngjarjet si ajo në Uashington, vështirë se kalojnë pa u komentuar.

Fakti i heshtjes së saj është përgatitje e furtunës së radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat