U gjet me 11 therje thike në trup dhe u cilësua vetëvrasje, çfarë lidhje kishte Dino Hasanaj me tokat e blera për 1 euro ari

Lajme

U gjet me 11 therje thike në trup dhe u cilësua vetëvrasje, çfarë lidhje kishte Dino Hasanaj me tokat e blera për 1 euro ari

Nga: D.RR Më: 17 tetor 2020 Në ora: 19:43
Dino Hasanaj

Ish shefi i privatizimit në Kosovë, Dino Hasanaj u gjet në zyrën e tij me 11 plagë thike në trup, ndërsa autopsia e cilësoi si vetëvrasje, shkruan “Bota sot”.

Ditëve të fundit janë publikuar disa dokumente ku tregojnë se shumë politikanë dhe njerëz të lidhur me politikën kishin privatizuar toka duke i blerë ato nga shuma 1 euro për ari, deri në 4 euro.

E për shkak të këtyre publikimeve, janë ngritur dyshime të reja në rastin e Dino Hasanajt.

Ai ishte shef i privatizimit në Kosovë dhe kishte qasje në të gjitha dokumentet lidhur me privatizimin e tokave në Kosovë.

Menjëherë pas vdekjes së tij, shumë e cilësuan edhe si vrasje, përfshirë edhe avokatin Tomë Gashi.

“Dino Hasanaj është vetëvra aq sa jam i vetëvrarë unë tani në këtë emision”, ka thënë Gashi.

“Unë e di këtë. E dinë familjarët edhe vëllëzërit e tij”

“Vëllau i tij ka ardhur nga Amerika dhe nuk ka pasur guxim ta nënshkruajë autorizimin. Nuk ka guxuar të e nënshkruajë autorizimin dhe ka deklaruar se nuk guxon. Autorizimi edhe sot është blanko”, shton ai.

Ndërkohë ai ka treguar edhe disa fakte pse Hasanaj nuk ka kryer vetëvrasje.

“Ku është thika e kuzhinës me të cilën ai gjoja ka kryer vetëvrasje. Atë thikë nuk e ka as gruaja as familja. Nuk është kthyer. Ajo nuk është thikë ushtarake që të mbahet. Thika e kuzhinës duhet të i kthehet familjes”, ka treguar Tomë Gashi.

“Pastaj nuk ka pasur mundësi që të fusë thikën në zemër pastaj të e heqë nga trupi vetë dhe të e fusë prapa në trup 12 herë me radhë”, kishte shtuar tutje Gashi.

Pavarësisht se kanë kaluar vite, vdekja e Dino Hasanajt, tema është “ringjallur” përsëri.

Edhe ish-kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Blerim Rexha ka raportuar para pak ditësh para deputetëve anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Rexha ka folur për emërimin e tij në krye të AKP-së si anëtar i PDK-së më 21 shkurt 2013, për procesin skandaloz të privatimizimit të tokave të Kosovës dhe për aktin e dorëheqjes së tij nga ky post më 16 maj të atij viti.

Ai ka treguar se ka qenë e vështirë që ta pasojë Dino Aasanajn një vit pasi ai kishte vdekur në rrethana tepër misterioze, duke mos e përjashtuar rrezikun se mund të vritej.

“Kam qenë anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. E them këtë me krenari dhe kënaqësi. Kam konsideru si një kontribut timin për komunitetin, për shoqërinë,për shtetin. Kam qenë anëtar i Këshillit Drejtues atëherë dhe me një propozim të Qeverisë që atë kohë udhëhiqej nga Hashim Thaçi dhe si propozim i Qeverisë kam shku në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Rexha.

Ai ka thënë se në shitjen e lirë të tokave të shtetit kishte votuar kundër dhe se e ka pasur vështirë që ta bindte familjen e miqtë se s’do të kishte fund të njëjtë si Dino Asanaj.

“Unë kam marrë detyrën pas ngjarjeve tragjike të vitit 2012. E kam fjalën për vdekjen e dyshimtë të Dino Aasanajt. Në një situatë të tillë ka qenë goxha vështirë ta bindni familjen, gruan, prindtë miqtë, shokët që nuk do të përfundoni në një mënyrë të ngjashme nëse i kundërshtoheni një rrjedhjeje të tillë”, ka thënë Rexha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat