​Reçica e Balaj-Halimaj takohen me Minxhozin

Lajme

​Reçica e Balaj-Halimaj takohen me Minxhozin

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 14:00
Foto gjatë takimit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bashkë edhe me zëvendëskryeministren Albulena Balaj-Halimaj, kanë pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi, për të diskutuar lidhur me hapat që MPMS ka ndërmarrë në funksion të implementimit të Marrëveshjes për Mobilitet për Punë, që është nënshkruar në mbledhjen e fundit të dy qeverive.

Reçica, u shpreh se, me mbështetjen e zëvendëskryeministres Balaj-Halimaj, janë të gatshëm për ta jetësuar sa më parë këtë marrëveshje, që për qëllim ka përmirësimin e fushës së punësimit dhe aftësimit profesional, integrimin e një tregu të përbashkët të punës Kosovë-Shqipëri, përmbushjen e nevojave të qytetarëve për lëvizje të lirë të punëtorëve, hapjen e horizonteve të bashkëpunimit dhe integrimit andej dhe këndej kufirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat