Behgjet Pacolli publikon një foto të gjendjes së tij pas aksidentit të rëndë me veturë në vitin 1980

Lajme

Behgjet Pacolli publikon një foto të gjendjes së tij pas aksidentit të rëndë me veturë në vitin 1980

Nga: D.RR Më: 20 tetor 2020 Në ora: 20:28
Behgjet Pacolli

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, në një postim në Facebook ka treguar pak nga ngjarja fatkeqe e tij në vitin 1980, ku ishte përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik, përcjellë “Bota sot”.

Ai thotë se atëbotë u përplasën me një kamion, teksa tregon se kishte luftuar me jetë për një kohë të gjatë.

Pacolli gjithashtu ka publikuar një foto pas aksidentit që kishte, ku shihen disa pajisje të vendosura në kokën e tij.

“Në vitin 1980 edhe unë isha i përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik. Ne u përplasëm me një kamion dhe unë luftova për një kohë të gjatë për jetën. Mrekullisht mbijetova dhe kuptova që jeta mund të ndryshojë në çdo moment. Fati jonë përcaktohet nga Zoti. Shpresoj që askush të mos përjetojë kurrë diçka të tillë”, ka shkruar Pacolli.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat