Mediat risjellin një deklaratë të djalit të vdekur të Joe Bidenit, ku serbët i quan popull i dhunshëm dhe gjenocidal

Lajme

Mediat risjellin një deklaratë të djalit të vdekur të Joe Bidenit, ku serbët i quan popull i dhunshëm dhe gjenocidal

Nga: F.B Më: 21 tetor 2020 Në ora: 08:45
Bo Biden

Në kohën e fushatave mediat pro dhe kundër njërit apo kandidatit tjetër për president amerikan, iu rikthehen deklaratave edhe shkrimeve të mëhershme, kështu “Kurir” ka sjell një deklaratë të djalit tashmë të vdekur të kandidatit demokrat Joe Biden , Xhozef Robinet Biden II, që më shumë njihet si Bo Biden, ku ai popullin serb e quan popull të dhunshëm dhe gjenocidial, transmeton “Bota Sot”.

Si dihet Bo Biden është tashmë i ndierë, pasi në moshën 46 vjeçare ka vdekur nga sëmundja e tumorit në tru.

Bo Biden gjatë kohës sa ishte gjallë duke lavdëruar punën angazhimin dhe kontributin e prindit të vetë në deklaratat publike, sipas “Kurir” e ka fyer Serbinë dhe popullin serb.

Kështu, në një nga prononcimet e tij publike sa ishte gjallë duke lavdëruar Bo Biden pat thënë se “përderisa serbët dhunues kanë kryer gjenocid në Ballkan, prindi i tij Joe Biden nuk ishte përmbajtur ta quajë Slobodan Millosheviqin kriminel lufte”.

Xhozef Robinet Biden II, ishte djali më i madh nga katër fëmijët e Joe Biden i njohur në opinion si Bo. Ai ka vdekur nga tumori në tru me 30 maj 2015, në moshën 46 vjeçare (emri i tij është përjetësuar në nderim të Bodenit në një rrugë në Kosovë).

“Kurir” ka shkruar edhe për djalin tjetër të kandidatit demokrat për president Biden, Hanter Biden (50), duke shkruar se ai është përfshirë në skandale dhe mund të dëmtojë babain e tij në zgjedhje, duke ia përmend të kaluarën kur ishte pjesë e marinës, marrjen me drogë dhe harxhimet në lokale nate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat