E shau me nënë gjatë emisionit live, reagon gazetari Duriqi

Lajme

E shau me nënë gjatë emisionit live, reagon gazetari Duriqi

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 09:29
Visar Duriqi, ka reaguar pas përplasjeve që kishin mbrëmë me Avni Çakmaku

Gazetari Visar Duriqi, ka reaguar pas përplasjeve që kishin mbrëmë me Avni Çakmaku nga Partia “Fjala, gjatë një debati televiziv.

Duriqi ka thënë se është e pritshme një fyerje e tillë nga një person siç e ka quajtur totalisht i padijshëm.

Tutje, Duriqi, përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se një person i tillë përbënë rrezik për keqinformim të njerëzve për fenë islame.

“Është e pritshme që të shanë me nanë një idiot që e ka vendin në studion e Ferid Aganit, e jo në studiot televizive. Avni Çakmaku është një person totalisht i padijshëm. Nuk di asgjë për fene islame. Soji i tij përbën rrezik për keqinformim të njerëzve për fenë islame”, ka shkruar Duriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat