Frenimi i Rusisë: Pentagoni dërgon tanke në Ballkan?

Lajme

Frenimi i Rusisë: Pentagoni dërgon tanke në Ballkan?

Nga: D.G. Më: 21 tetor 2020 Në ora: 10:04
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara mund të transferojnë Regjimentin e dytë të blinduar të ushtrisë tokësore nga Gjermania në një vend tjetër evropian më afër Rusisë.

Kështu ka thënë kreu i Pentagonit, Mark Esper, i cili tha se negociatat për këtë janë zhvilluar me Poloninë, Rumaninë dhe Bullgarinë, si dhe me vendet baltike, njofton Sputnik-u.

"Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Poloninë për bashkëpunim në fushë të mbrojtjes, takimet e mia të fundit me ministrat nga Rumania dhe Bullgaria, si dhe letrat e marra nga vendet Balltike, është shfaqur mundësia e transferimit të Regjimentit të dytë të blinduar në një nga ato vende në një bazë të përhershme," tha Esper, duke folur në një seminar në internet në Këshillin Atlantik në Uashington.

Sipas tij, këto masa janë të nevojshme për Aleancën në mënyrë që të "frenojë Rusinë".

Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së ka njoftouar gjithashtu planet e ShBA-së për të rritur numrin e raketave me rreze të mesme dhe me rreze të shkurtër në Evropë dhe Azi. Sipas tij, kjo lidhet me rritjen e numrit të raketave të tilla në Rusi dhe Kinë, si pasojë e shkeljes së Marrëveshjes për likuidimin e raketave me rreze të mesme dhe me rreze të shkurtër.

Administrata e presidentit amerikan planifikon të tërheqë rreth 9,500 ushtarë nga bazat në Gjermani, duke përfshirë një skuadrilje aeroplanësh F-16, që u kritikua madje edhe nga bashkëluftëtarët e Trumpit, duke e konsideruar atë si një "dhuratë për Rusinë" dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane.

Aktualisht, amerikanët kanë më shumë ushtarë në Gjermani se në çdo vend tjetër në botë përveç Japonisë - rreth 35,000. Baza Rammstein gjermane është gjithashtu një pikë logjistike për trupat amerikane në bazat e tjera, duke përfshirë edhe Bondsteelin në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat